TIRANE- Kandidati për deputet, Oerd Bylykbashi, i cili figuron i pari në listën e Partisë Demokratike për qarkun e Durrësit ka reaguar lidhur me kërkesën e LSI-së dhe PDIU-së që të kenë numërues shtesë në KQZ për zgjedhjet e 25 qershorit.

Me anë të një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, Bylykbashi ironizon këto dy parti, ku njërën e cilëson ‘SHKP’ dhe tjetrën ‘qypi i turshive, ndërsa thekson se edhe nga një numërues këto forca e kanë tepër. Po ashtu, ligjvënësi i djathtë pohon se kërkesa e tyre është në kundërshtim me ligjin.

“SHPK dhe qypi i turshive dashkan nga një numërues ne kundërshtim me ligjin. Edhe një e kanë tepër, sepse pazari, tepsia dhe kusia duhet e do te marrin fund me Republikën e Re!”, citohet në mesazhin e Bylykbashit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: