TIRANË- Anëtarët e Partisë Demokratike në komisionin e integrimit nuk kanë qënë të pranishëm në një seancë dëgjimore me Ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani, duke lënë të vetme në sallë deputeten demokrate Majlinda Bregu, njëherësh kryetare e komisionit.

Bregu është fotografuar në komision vetëm me anëtarët e mazhorancës, ndërsa deputetët e tjerë demokratë kishin ikur nga mbledhja. Edhe pse u fol për një bojkot të Imamit e Bogdanit, ky i fundit sqaroi pozicionin e tij. “U largova nga komisioni për shkak të një aktiviteti, por në fund të mbledhjes isha i pranishëm bashkë me Arben Imamin, madje i bëmë dhe pyetje minsitrit”.

Deputetja Bregu njihet për qëndrimet e kundërta me grupin kohët e fundit, siç ishte edhe vota e saj pro amendamenteve të mazhorancës, për çeljen e negociatave, por edhe kundërshtimet brenda grupit me shumë nga nismat e kryetarit Basha, ndërsa nuk e dimë si do ta komentonte ajo largimin e kolegëve demokratë.

Ministri Manjani foli në komision për buxhetin e institucionit që drejton, për vitin e ardhshëm.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: