Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet e drejtuar nga Shpëtim Idrizi ka reaguar për tërheqjen e dy kandidatëve për kryetar bashkie në Kavajë.

PDIU përshëndet tërheqjen e kandidatëve nga zgjedhjet në Kavajë, si një mundësi kompromisi dhe shmangie e konfliktit.

“Në realitetin e një vendi evropian, sheshet nuk janë arena e përplasjeve politike. Janë zgjedhjet arena e vetme e demokracisë. Politika shqiptare e ka për detyrë të arrijë kompromis për zgjedhje të lira, të drejta dhe transparente; të jetë politika në shërbim të qytetarëve e jo të trajtohen qytetarët si veglat e politikës”, deklaron PDIU.

Kjo forcë i bën thirrje klasës politike të reflektojë për pasojat afatgjata. “Sa nuk është vonë, klasa politike duhet të reflektojë e të kuptojë pasojat afatgjata që i lë vendit një sjellje e papërgjegjshme e elitës së saj!”, thekson PDIU.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: