TIRANE– Klubi i Patriotëve të Rinj të Partisë Drejtësi Integrim Unitet ka zhvilluar një protestë gjatë ditës së sotme para Ambasadës së Republikës së Maqedonisë në Tiranë.

Me pankarta në duar dhe me flamuj kombëtarë të rinjtë e PDIU mbështesin partitë politike në Maqedoni.

Gjithashtu ata kundërshtojnë veprimin e presidentit maqedonas Ivanov, i cili nuk i dha mandatin kreut të LSDM-së, Zoran Zaev për formimin e qeverisë, pasi problem sipas tij, mbetet platforma shqiptare e cila cenon sovranitetin e Maqedonisë.

‘Mos keni frikë nga gjuha e Nënë Terezës” dhe ‘shqiptar përjetë’ janë disa nga pankartat e të rinjve të PDIU.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: