TIRANE– Zgjedhja e degës së studimit është padyshim në nga momentet më të rëndësishme për të gjithë ata që kanë kaluar provimet e maturës. Pedagogu i Universitetit “Luarasi”, Mateo Spaho ka ftuar maturantët që të zgjedhin këtë universitet. Në studion e “News24”, Spaho u ndal tek mundësitë e mëdha që universiteti “Luarasi” ofron për studentët.

Ai tha se universiteti “Luarasi” ka dy fakultete, Ekonomik dhe Juridik.

Pedagogu Mateo Spaho u ndal edhe tek rëndësia e praktikave studimore që mundëson ky universitet, në bashkëpunim me ndërmarrje publike e private.

“Është një vendim i vështirë ky për studentët, ndaj duhet të mendohen mirë, pasi bëhet fjalë për të ardhmen e tyre. Luarasi u krijon mundësi studentëve për praktika pune. E re është lidhja me institucione publike e jo publike, pra bashkëpunim. Në këtë mënyrë i jepet mundësi studentëve që të praktikohen. Me universitetin “Luarasi” çdo i diplomuar ka mundësi për karrierë.

Për studentët praktika është e domosdoshme, pasi arsimimi lidhet me punën. Ne këtë lidhje e kemi të fortë. Objektivi ynë nuk është numri i studentëve, nuk duam të jemi universitet masiv, por me rëndësi për ne është që studentët tanë të marrin njohuritë e duhura. Për ne është thelbësore që studentët të dalin të përgatitur dhe të formuar”, u shpreh Spaho.

Universiteti “Luarasi” është fokusuar edhe tek çështjet sociale, dhe me ndikim në jetën e përditshme.

“Ne këtë vit kemi kontribuar edhe me dhurimin e gjakut, por edhe forma të tjera. Ne kemi vepruar në fusha që kanë të bëjnë me ndihmën ndaj personave në nevojë. Kemi vijuar me konferencat shkencore për çështje të rëndësishme të vendit, siç është edhe ajo për reformën në drejtësi. Po kështu edhe për ekonominë, ku kanë qenë të pranishëm personalitete të rëndësishme të fushës”, tha Spaho.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb