KORCE– Zëvendës-kryeministri Niko Peleshi ka firmosur nga qyteti i Korçës peticionin pro vettingut, pjesë e reformës në drejtësi. Peleshi tha se iniciativa është qytetare dhe kuptimplotë. Ndër të tjera ai tha se reforma në drejtësi është një reformë që i tejkalon axhendat.

“Mund te ndahemi mes partive për shume ceshtje por janë disa qe qëndrojnë mbi të gjitha axhendat. Thirrje qe duhet te dëgjohet. Asnjë aksion nuk mund të jetë me i rendesishem. Ftoj qytetaret t’i bashkohen nismës për një të mirë. Kam përshtypje qe shmangja e axhendes kryesore nuk mund te bojkotohet nga axhenda te tjera qe nuk kane bazë”- tha Peleshi.

Ndërkohë sa i përket arritjeve të qeverisë dhe zgjedhjeve të ardhshme, zv.kryeministri tha se: Jemi pranë zgjedhjeve ku çdo parti do te testojë sjelljen e saj ne popull. Ne nuk kemi qenë perfektë por kemi bërë shumë. Ne kemi finalizuar reforma të rëndësishme dhe jemi të hapur për të testuar veten në zgjedhje. Ne do të fokusohemi tek punësimi. Do t’i shpallim luftë papunësisë dhe varfërisë, jo partive politike.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: