Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

VIDEO Peleshi: I kemi emrat për presidentin por po presim PD. Andi Bushati: Gënjeshtër, po e përdorni Kushtetutën si leckë

niko peleshi

TIRANE– “Dy Shqipëritë” është tema që trajtohet në pjesën e dytë të emisionit “Të paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi në ‘News24’. Të ftuar në studio për të diskutuar janë zv.kryeministri Niko Peleshi, Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Luan Rama si dhe analistët Andi Bushati, Fatos Lubonja, ndërsa në lidhje direkte ishte Mentor Nazarko.

Në fillim të emisionit të ftuarit kanë folur për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri si dhe djegien e raundit të dytë të këtij procesi. Zv/kryeministri Niko Peleshi u shpreh se mazhoranca ka emra për zgjedhjen e presidentit, por presin edhe angazhimin e opozitës.

“Për çështjen e presidentit, mendoj se ka disa afate kushtetuese dhe duhet të respektohet. Janë konsumuar 2 raunde pa produkt dhe kjo ka një shpjegim, pasi po presim konsensus me opozitën. Pra nuk është se ne nuk kemi emra, por po blejmë kohë në favor të dialogut me opozitën”- tha Peleshi.

Ndërkohë analisti Andi Bushati tha se kjo është një gënjeshtër nga ana e mazhorancës dhe nuk po pritet për opozitën edhe për shtyrjen e regjistrimit të koalicioneve, por po përdoret Kushtetuta për të zgjidhur sherret Rama-Meta.

“Jemi para një gjeje aspak serioze, pasi hapen turnet për president pa pasur emra. Pra këta thonë se e bëjnë për t’i dhënë kohë opozitës, por mua më duket një gënjeshtër. Kemi 4 vite që qeverisemi me idenë, e ka Saliu fajin, e ka Luli fajin. Ndaj ndodhi që dy parti thanë se nuk regjistrojmë koalicionin se po presim Lulin. Po ti prite Lulin, por të pakteën zbato për vete afatet. Pra kjo nuk është se po bëhet për opozitën. Këta po përdorin ligjin dhe Kushtetutën për të zgjidhur sherret që nuk zgjidh Rama me Metën. Njëri thotë unë i kam thënë shqiptarëve që nuk futem në zgjedhje pa u futur opozita, dhe tani që na ka ardhur data për tu regjistruar, hajde e shtyjmë. Pra kur do ti, këto janë tabu, ndërsa kur nuk do ti, ligjet bëhen copa leckash. Ta heqin këtë fabulën që nuk e ha njeri se po presin PD, por nuk zgjedhin hallet tona dhe të blejmë kohë për të zgjedhur hallet e Ilir Metës dhe Edi Ramës”- tha Bushati.

Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Luan Rama u shpreh se Shqipëria është në një krizë institucionale politike dhe se kriza themelore është kriza e zgjedhjeve. Ai tha se qytetarët nuk kanë besim se do lexohet vullneti i tyre përmes votës.
“Fakti është se Shqipëria është në një krizë institucionale politike, e kushtetuese që kërkon zgjidhje. Kriza themelore është kriza e zgjedhjeve. Ne jemi koherent për qëndrimet tona dhe mendojmë se Shqipëria duhet të realizoje zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nëse do ishte zgjidhur çështja e zgjedhjeve atëherë nuk do ishim këtu. Problemi i zgjedhjeve ka krijuar të gjithë problemet e tjera. Qytetarët nuk kanë besim se do zhvillohen zgjedhje që të lexohen vullneti i qytetarëve. Ligji parashikon që raundi nga raundi për president duhet të jetë jo më pak se 7 ditë. Para 5 vitesh janë bërë 2 raunde brenda ditësh dhe formalisht nuk është e jashtëligjshme. Letra drejtuar KQZ-së ishte një shprehje vullneti që kërkonte të interpretohej ligji. Pra pa shkelur ligjin të mundësohet që edhe opozita të përfshihet në proces, pasi zgjedhjet pa opozitën janë paradoks”- tha Luan Rama.

(d.d/BalkanWeb)



loading...

Komente ( 2 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.