DURRES– Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, shprehet i penduar për vendimin që mori për të garuar në listën e PD, dhe jo më vete. Duke folur nga studio e “News24” në Durrës, Duka tha se fakti që renditej i pesti në listën e PD e penalizoi.

“Shtabi im ishte i gjithi nga PAA. Po ta dija situatën në PD do të kisha dalë i vetëm në zgjedhje. Fakti që isha i pesti në listën e PD më penalizoi. Isha në vendin e gabuar. Por unë përpjekjet e mia i bëra. Votat e mia ia kam çuar listës”, tha Duka.

Ai tha se do të vijojë të jetë në krye të PAA-së, nëse strukturat e partisë nuk do të vendosin ndryshe.

“Do të jem në krye të PAA edhe nëse strukturat e partisë do të jenë dakord. Nuk jam i mërzitur pasi nuk garova direkt”, u shpreh Duka.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: