Deklarata e dy ditëve më parë që portieri Stivi Frashëri dha për “Panorama Sport” duket se nuk është pritur mirë në klubin vlonjat. Frashëri bëri me dije se ai nuk po arrinte të gjente hapësira në formacionin e skuadrës së tij, pasi trajneri Duro ishte hatërmbetur me të pas një takimi që portieri kishte pasur me lojtarët e Skënderbeut.

Për të përmirësuar situatën e krijuar, portieri Frashëri dje ka qenë i detyruar që të kontaktojë me gazetën dhe në një prononcim është shprehur: “Jam në një nga qytetet më të bukura në Shqipëri, në një klub të madh dhe me një nga historitë më të shkëlqyera në futbollin shqiptar. Një ambient i shkëlqyer me shokë dhe staf profesionist.

Mbi të gjitha, me një president të mrekullueshëm, besimin e të cilit e kam pasur që ditën që kam ardhur te Flamurtari. Nuk e meritojmë pozicionin që jemi, pasi nëse do të kishim 6 pikët që na hoqën, do të ishim në luftë për Kupat e Europës. Unë jam një futbollist profesionist dhe besoj se deklaratat e mia janë keqkuptuar”, tha Frashëri./panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: