Penelope Cruz, 43 vjec, heq dorë nga flokët e zinj dhe vishet nën petkun e Donatella Versaces, motrës së stilistit të famshëm Gianni Versace, i vrarë në 1997 në vilën e tij në Miami.

Ja fotot e para që e tregojnë në rolin e stilistes në sezonin e ri të ‘American Crime Story’, që do të transmetohet në 2018 dhe që i kushtohet pikërisht vrasjes së stilistit, që interpretohet nga Edgar Ramirez.

Penelope Cruz në këtë rol është një Donatella më e re se tani, për vetë faktin se kanë kaluar plot 20 vjet nga vrasja e stilistit të famshëm nga Andrew Cunanan, një përdorues droge, i cili vrau veten disa ditë pas vrasjes.

Artistja spanjolle duket se ndjehet mirë me këtë rol, duke nderuar kështu motrën ikonike të stilistit të vrarë.

Ricky Martin do të jetë Antonio D’Amico, miku historik i stilistit, ndërsa Darren Criss do të jetë në rolin e vrasësit Andrew Cunanan.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: