NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit

350 gr makarona (penne)
2 kunguj të njomë
250 gr kërpudha
2 qepë të njoma
150 gr domate qershi
3 degë borzilok
2 degë majdanoz
5 lgj vaj ulliri
Kripë, piper i zi
4 lgj djath parmixhano
Përgatitja
Vendosim vajin të ngrohet në tigan dhe kaurdisim fillimisht qepën të grirë imët derisa ajo të bëhet transparente. Më pas shtojmë kungujt dhe kërpudhat të prera në kubikë me brinjë 0.5 cm. I kaurdisim së bashku të gjithë përbërësit për 3-4 minuta, më pas shtojmë domatet qershi të prera në ¼ dhe i lemë të ziejnë për pak minuta. I rregullojmë me kripë dhe piper të zi dhe nëse dëshirojmë mund të shtojmë dhe 1 lugë vegetë perimesh.

Ndërkohë vendosim makaronat të ziejnë duke respektuar minutazhin e shkruar në etiketë.

Shtojmë në tiganin me perimet erëzat (borzilokun dhe majdanozin) të grira, i trazojmë duke shtuar dhe 1 ½ garuzhde nga uji i zierjes së makaronave. Më pas kullojmë makaronat, i shtojmë në tiganin me perime dhe i servirim pudrosur me djath parmixhano.
(da.xhaVila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: