Përballja me Partizanin është një sfidë me mjaft enigma për bullgarët e Botev Plovdiv dhe këtë e ka konfirmuar vetë trajneri i kësaj skuadra, Nikolai Kirov, i cili teksa foli për sajtin e klubit pas shortit të “Europa League” nënvizoi se i pret një “luftë e ftohtë” me të panjohura.

“Partizani është i panjohur si ekip për ne. Njohim vetëm një pjesë të historisë së këtij klubi, por nga ana sportive-teknike na duhet ende për të mbledhur informacion rreth tij. Koha deri në ndeshjen e parë nuk është e gjatë, por ne do të bëjmë çmos për ta studiuar në mënyrë të detajuar lojën e kundërshtarit dhe për t’u përgatitur si duhet. Shkolla shqipe është e njohur për një futboll të vështirë, kështu që presim një luftë serioze.

Natyrisht, ne do të bëjmë gjithçka me fuqinë që kemi për t’u kualifikuar dhe ecur përpara në këtë turne. Pjesëmarrja në “Europa League” është një shans për ekipin tonë, që të rritet, një mundësi e shkëlqyer për zhvillimin e lojtarëve të rinj, të cilët janë jo të paktë te Botev Plovdiv.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb