3 qershori është afër dhe në fushën e “Millenium Stadium” në Cardiff Real Madrid dhe Juventus do përballen mes tyre për të bërë të vetin trofeun me “veshë të mëdhenj.” Në pritje të finales, “The Sun”, kanë krahasuar ekipet për vlerën e tyre në rrjetet sociale. Jo vetëm ekipet, por edhe lojtarët.

– Vetëm Kristiano Ronaldo në “Facebook”, “Instagram” dhe “Twitter” ka më shumë fansa se të gjithë lojtarët e Juventusit. Portugezi ka 272 milionë ndjekës në të gjitha rrjetet sociale.

– Të gjithë futbollistët bardhezinj nuk shkojnë më shumë sesa 117.8 milionë fansa, ndërkohë që të gjithë ata të Realit kanë 743 milionë e gjysmë ndjekës.

– Nuk ka duel as mes trajnerëve, sepse Zinedin Zidan ka arritur të grumbullojë 11.8 milionë ndjekës rreth vetes, ndërkohë që në dy profilet e Alegrit në “Instagram” dhe “Twitter” ka vetëm 866 mijë ndjekës.
nintchdbpict0003219102721 (1)
– Në të gjitha postimet e tij, Ronaldo i kalon gjithmonë 1 milion pëlqime, por Reali nuk është vetëm Ronaldo. Lojtarët më të populluar në shtëpinë e spanjollëve janë gjithashtu Hames Rodrigez, Bejl, Ramos dhe Benzema, të cilët kanë 513.7 milionë.
16789125_186704368488110_7368458503041581056_n1
– Lojtarët më të populluar të Juventusit janë Alvesh, Kuadrado, Khedira, Bufon dhe Dibala, të cilët bashkë bëjnë 72 milionë ndjekës.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb