Shkëndija gjendet në Milano ku do ta zhvillojë ndeshjen “play-off” të Ligës së Evropës, pikërisht kundër Milanit. Gjatë kësaj vizite në qytetin italian, kuqezinjtë e Tetovës kanë pasur një mysafir të papritur në hotelin e tyre, ku është shfaqur lojtari i Interit, Ivan Perisiç, i cili është takuar me mikun e tij të vjetër Ferhan Hasanin.
20885219_10154860177986727_2066152848_n-470x262
Dyshja ka qenë pjesë e Volfsburgut në të kaluarën dhe që atëherë ndajnë një miqësi të mirë. Me një postim në “Instagram”, “Buba” ka shprehur lumturinë e tij për këtë vizitë nëpërmjet një fotoje të bërë ditën e djeshme.
20891526_10154860187736727_2017612455_n-470x836
“I lumtur që shoh përsëri vëllain tim”, ka shkruar Hasani, i cili si rival në fushë do të ketë një tjetër mik, Rikardo Rodrigezin, me të cilin kapiteni i Shkëndijës ka qenë gjithashtu në të njëjtën skuadër gjatë eksperiencës gjermane. (panorama sport)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb