UEFA ka përcaktuar axhendën e dy ndeshjeve të vlefshme për turin e tretë kualifikues të Ligës së Europës mes Skënderbeut dhe çekëve të Mllada Boleslav. Takimi i parë do të luhet më datë 27 korrik në Republikën Çeke, në stadiumin “Mestski” të qytetit me të njëjtin emër si skuadra e futbollit, Mllada Boleslav. Orari i përcaktuar për zhvillimin e kësaj ndeshjeje është 18:00.

Ndërkohë ndeshja e kthimit do të luhet më datë 3 gusht në Shqipëri, në stadiumin “Elbasan Arena”, në orën 20:00. Për këtë ndeshje dhe në vazhdim nëse do të ketë të tjera, korçarët do të duhet të “shtegtojnë” drejt Elbasanit duke qenë se stadiumi “Skënderbeu” në qytetin juglindor nuk i plotëson kushtet e kërkuara nga UEFA.

Klubi çek ka filluar menjëherë përgatitjet për takimin e parë duke publikuar informacionin në lidhje me biletat. Ato do të kushtojnë 150 koruna çeke, afërsisht 6 euro, dhe do të shiten gjatë tre ditëve të para të javës së ardhshme te biletaria pranë hyrjes kryesore të stadiumit “Mestski” nga ora 13:00 deri në orën 16:00. Ndërkohë gjatë ditës së ndeshjes shitja e biletave do të fillojë në orën 16:30./panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: