Menjëherë pas stërvitjes së sotme, me iniciativë të kapitenëve (Iniesta, Messi, Busquets, Mascherano), ekipi i Barcelonës është drejtuar në një nga restorantet e qytetit për të drekuar ku të ftuar nuk kanë qenë drejtuesit e ekipit.

Në ambientin e klubit katalanas prej disa kohësh ka përçarje për shkak të tregut të transferimeve, duke shtuar këtu edhe mungesën e rinovimeve të Andres Iniesta-s dhe Lionel Messi-t. Tifozët, por gjithashtu edhe lojtarët janë tepër të irrituar me merkaton e dobët në hyrje, shto këtu edhe largimin e Neymar.
http://www.sport.es/es/noticias/barca/plantilla-del-barca-celebra-una-comida-motin-6239777
Në formë proteste, lojtarët kanë ftuar në drekën e sotme vetëm trajnerin Ernesto Valverde duke lënë të kuptohet se në klub gjërat duhet të lëvizin shpejt para se të marrin një rrjedhë ta pakthyeshme, raporton spanjollja “Sport”.

Me në krye Lionel Messi-n, mësohet se i gjithë stafi i futbollistëve nuk lë pa faj Barcelonën në transferimin e Neymar te Barcelona. Mjafton të kujtosh se klubi katalanas dje ndërmori hapa ligjor kundër yllit brazilian teksa i kërkonte që të kthente 8.5 mln euro. Menjëherë disa lojtare të Barcelonës të ftuar nga Neymar për ditëlindjen e djalit të tij Luca, postuan foto me mister 222 milionshin.

Volvió @3gerardpique ???

A post shared by Leo Messi (@leomessi) on


Nuk mungoi as ironia nga Messi që në diçiturë shkruante “ai u kthye”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: