Një zemër e kuqe e projektuar mbi ujërat në liqenin Maggiore nga perëndimi i diellit.

Pamja shumë romantike është realizuar nga Gabriele Manenti, që i ka postuar fotot në Facebook, duke arritur një sukses shumë të madh, me shumë komente dhe share.

‘I bëra fotot të shtunën në 24 qershor në orën 20.13 në Laveno Mombello, në provincën varese, shpjegon Manenti.

Jam i befasuar dhe i mrekulluar përballë kësaj bukurie që më doli përpara syve. Natyra na dhuron spektakle të mahnitshme.

Nganjëherë mjafton thjesht të gjejmë vendin e duhur dhe momentin e duhur për të bërë gjënë e duhur’.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: