Pas dorëheqjes së Edmond Haxhinastos nga Ministria e Transporteve, ka zëra se ndryshimet në kabinetin e Qeverisë Rama do të prekin edhe Ministrinë e Kulturës. Por kjo me sa duket nuk shqetëson aspak ministren Mirela Kumbaro, e cila ka preferuar të provojë një eksperiencë të veçantë.

Kreu i Kulturës është filmuar teksa është bërë pjesë e një aventure fluturimi me ekipin e Alket Islamit.

Ministrja Kumbaro shfaqet e veshur me kostum sportiv në videon e publikuar në profilin e “Facebook” të Alket Islamit.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/alket.islami/videos/10210818010832243/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

Në një shkrim të sotëm “Panorama” zbulon prapaskenat e negociatave të PDIU-së me Ramën edhe për marrjen e një ministrie. Dhe Ministria që përflitet t’i kalojë PDIU-së është pikërisht ajo e Kulturës, e drejtuar aktualisht nga Kumbaro.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: