Ish-mesfushori i kombëtares italiane, Stefano Fiore, u përfshi të dielën gjatë pashkëve në një aksident tragjik që fillimisht shkaktoi plagosjen e disa personave.

Pas disa ditësh, një 22 vjeçar që kishte mbetur i aksidentuar, ndërroi jetë në spital dhe për këtë motiv Fiore është nën hetim për vrasje të paqëllimshme, raporton “Il Messaggero”.

Aksidenti tragjik

Dinamika e aksidentit, sipas prokurorit Antonio Clemente i cili po heton ngjarjen, është kjo:

Makina e Fiores, i cili udhëtonte me bashkëshorten dhe vajzat, lëvizte me shpejtësi të lartë dhe nuk arriti që të evitonte përplasjen me një tjetër makinë që frenoi fort.

Në aksident u përfshinë makina të tjera, por pasojat ishin fatale për 22-vjeçarin, i cili udhëtonte me të atin.

Për momentin, Fiore është i vetmi nën hetim për ngjarjen, edhe pse sipas hetimeve të para nga policia, ish futbollisti rezultonte i pa ndikuar nga alkoli në momentin e aksidentit dhe për këtë motiv nuk i është hequr as patenta, shkruan “Corriere”.

Hetimi tashmë do të përqendrohet në shpejtësinë me të cilën lëvizte makina e Fiores, faktori i vetëm deçiziv për të përcaktuar përgjegjësitë e mundshme të ish-mesfushorit.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb