LEZHE Një banesë është përfshirë nga zjarri në Torovicë të Lezhës, ndërsa nga flakët e mëdha rrezikohen edhe by banesa të tjera aty pranë.

Drejt vendngjarjes kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe forca të ushtrisë për fikjen e flakëve.

Vatra e zjarrit në Torovicë nisi që prej ditës së djeshme, ndërsa gjatë natës flakët ishin prezente.

Pavarësisht se në orët e para të mëngjesit u bë e mundur vënia në kontroll e zjarrit, vatra u favorizua nga era e fortë dhe rritja e temperaturave, c’ka ka shkaktuar riaktivimin e zjarrit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: