TIRANE-Në një kohë kur na ndan 1 muaj nga zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, Ministria e Financave ka marrë disa masa për parandalimin e raste të përfshirjes së administratës doganore dhe tatimore në fushatën elektorale. Lidhur me këtë fakt, MF ka riaktivizuar numrin telefonik për të denoncuar abuzimet.

Ministrja e Financave, Helga Vukaj thirri në një takim urgjent pune zv Ministrat dhe Drejtuesit e Lartë në ministri nga ku kërkoi rritjen e eficensës së administratës në këtë fazë tranzitore të kalimit të vendim-marrjes tek teknicienët. Ministrja vlerësoi kontributin profesional dhe kërkoi të mos tolerohet asnjë sjellje burokratike që bllokon në mënyrë të qëllimshme shërbimet ndaj publikut.

Në takimin me stafin e ministrisë, znj. Vukaj ritheksoi masat administrative dhe penale që do të merren për çdo punonjës; staf politik apo administrative që përdor zyrën e shtetit për propagandë dhe favorizim të operatorëve të veçantë të biznesit, me qëllim financimin e fushatave elektorale.
Ministrja deklaroi se po hartohet një strategji veprimi për parandalimin dhe luftimin e çdo forme korrupsioni dhe përdorimi të administratës në fushatën elektorale.
18788966_296775447414965_1619730402_o
Ajo kërkoi që të gjitha Institucionet dhe departamentet në varësi të ministrisë së Financave të riaktivizojnë platformën telefonike pa pagesë:0800-1963 për denoncimin e korrupsionit dhe çdo forme abuzimi me detyrën shtetërore.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: