TIRANË- Duket se as bisedimet në Pallatin e Kongreseve nuk kanë sjellë një marrëveshje që do t’i ulte në tryezë dialogu palët politike shqiptare dhe do të nxirrte opozitën nga çadra.

Të paktën kjo u la të kuptohet nga deklaratat e kryeministrit Edi Rama dhe kryeparlamentarit Ilir Meta me të dalë nga takimi me eurodeputetin Knut Fleckenstein.

Rama nuk ka dashur të komentojë takimin duke iu drejtuar një gazetareje me shprehjen: “Ti i di më mirë se ke më shumë informacione nga PD”.
NEGOCIATORET
Fill pas tij, Ilir Meta është shfaqur po aq hermetik. “Nuk kam asnjë koment, falmenderit. Nuk kam asnjë koment, falmeniderit”.

Pas kësaj deklarate ai ka kërkuar zv.kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Socialsite, Taulant Ballën që ishte në takim. “Ku iku Taulanti? Taulant hajde këtu”,- thotë Meta, duke e ftuar të largohen në të njejtën makinë.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb