TIRANE-Pas pushimeve që kaloi me familjen e tij Lulzim Basha u pa sot në zyrën e tij. Gazetarja Elda Menga raporton për “BalkanWeb” se axhenda e kryetarit të Partisë Demokratike ditën e sotme nuk parashikon asnjë takim të rëndësishëm, ndërkohë ditët në vijim me nisjen e aksionit te ri politik pritet të jenë intensive për kryedemokratin.

Demokratët i pret analiza e humbjes së zgjedhjeve së qershorit në çdo seksion pas rezultatit të thellë humbës që morën me 25 qershor. Reforma zgjedhore dhe ajo kushtetutese pritet të zërë një pjesë të rëndësishme në aksioni e ri politik, por jo vetëm. Lulzim Basha ka paralajmëruar se reforma territoriale do të jetë një çështje kyçe për Partinë Demokratike.

Një grup pune së shpejti pritet të skicojë një ndarje të re territoriale me më shumë se 61 bashkia që janë aktualisht. Krahas sfidës me kundërshtarin politik kryetarin demokrat e pret dhe një betejë e brendshme. Grupi i njohur si kritikët e Bashës pritet te vijojnë aksionin për largimin tij.

Në shtator ata do të paraqesin një projekt-statuti të ri që parashikon rregulla të reja për funksionimin e partisë, ndërsa synohet mbledhja e një Kuvendi të jashtëzakonshëm të partisë.
rvb
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: