TIRANË- Kryesia e LSI-së është mbledhur sonte, pak orë pas zgjedhjes së kryetarit të kësaj forcë Ilir Meta, President i Republikës.

Gazetarja Marsela Karapanço tha për “BalkanWeb” se kryesia ka diskutuar listat e kandidatëve për deputetë ndërkohë që mesnata e nesërme është afati përfundimtar për dorëzimin e tyre në KQZ.

Sipas raportimeve është rikonfirmuar gati 90% e grupit aktual të LSI-së, si kandidatë për deputetë. Kështu në lista do jenë sërish Luan Rama, Silva Caka, Kejdi Mehmetaj etj.

I pari në Berat do të jetë Nasip Naço, ish-ministri i Drejtësisë. Po kështu mësohet se në lista do jetë edhe Ylli Manjani. Burime për “BalkanWeb” pohuan se ish-ministri i Transportit Edmond Haxhinasto konfirmohet në listën për deputetë të LSI-së në qarkun e Elbasanit. Ndërkohë që ka mbetur pa mbyllur lista e kandidatëve të Tiranës dhe Kukësit. Në qarkun e Gjirokastrës ka emra të rinj në listën për kandidatë, 60% janë femra.

TIRANË
Luan Rama,
Klajda Gjosha,
Endrit Braimllari,
Kejdi Mehmetaj,
Ylli Shehu

BERAT
Nasip Naço
Silva Caka

VLORË
Shezai Rrokaj,
Sokol Dervishaj

FIER
Petrit Vasili,
Erisa Xhixho

ELBASAN
Monika Kryemadhi,
Edmond Haxhinasto,
Dashamir Xhika

DURRËS
Lefter Koka

KORÇË
Edmond Panariti

SHKODËR
Agron Çela,
Dritan Ylli

LEZHË
Ylli Manjani,
Viktor Tusha

DIBËR
Përparim Spahiu

KUKËS
Silvi Becaj

GJIROKASTËR
Vangjel Tavo,
Ediola Brahaj,
Entela Brahimi,
Gjergji Petro,
Freskida Cako

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb