Videoja argëtuese e Shkëndijës së Tetovës para sfidës së Ligës së Europës ndaj Milanit ka bërë xhiron e internetit gjatë ditëve të fundit.

Skuadra italiane ka preferuar që të mos përgjigjet me një video humoristike të saj, por ka treguar diferencën mes dy skuadrave kuqezi, duke postuar një video të vizitës së trajnerit të Shkëndijës, Osmani, dhe të kapitenit Hasani, në muzeun e klubit.

“Ishte e bukur të pritnim këtë vizitë kuqezi. Shihemi miq”, ishte fraza e postuar bashkë me videon në të cilën shfaqeshin Osmani e Hasani duke admiruar trofetë e shumtë të historisë së Milanit në ambientet e muzeut të klubit./p.sport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb