Leonardo Bunicci është një mbrojtës brilant dhe këtë të gjithë e dinë, por ajo që nuk dihej deri mbrëmjen e kaluar ishte se ai mund të shënojë edhe supergola.

Juventusi që të mërkurën kaloj në fazën gjysmëfinale të “Champions League” duke eliminuar Barcelonën, mbrëmë ishte i zënë duke mundur Genoa-n dhe për këtë kishte ruajtur katër gola në repertorin e tij.

Pas golave të Dybalës dhe Manzhukiç, ishte Bonucci që realizoi një perlë në minutën e 64-ër duke stampuar shifrat përfundimtare në 4-0. Mbrojtësi i ‘zonjës së vjetër’ e mori topin nga mbrojtja duke vrapuar për rreth 60 metra para se të godiste nga jashtë zonë për të dhuruar një kryevepër, raporton “SPORTBible”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb