ITALI- Një 13-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë në një pishinë. Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në Forli të Italisë. ‘Forlitoday’ shkruan se i mituri ka rrëshqitur buzë pishinës dhe për pasojë ka përplasur kokën.

Fill pas aksidentit fëmija shqiptar, identiteti i të cilit nuk dihet, është transportuar me urgjencë në spitalin Bufalini të Cesena-s, ndërsa thuhet se është në gjendje të rëndë për jetën. Po ashtu, mediat lokale raportojnë se vogëlushi ishte transportuar me një helikopter, për të shmangur çdo incident.

Sakaq, mësohet se ai ishte në pishina bashkë me familjen e tij.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: