ELBASAN-Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin Elbasan-Peqin, e për pasojë ka mbetur e plagosur një kalimtare. Ngjarja ndodhi në fshatin Broshkë.
Burime zyrtare bënë me dije se në aksident janë përfshirë dy mjete, mjeti tip “Citroen” me targa AA 805 CC drejtuar nga shtetasi R.R., 69 vjeç, banues në Kavajë dhe një “Opel” me targa AA 815 HO drejtuar nga shtetasi Z.K., 48 vjeç. Si pasojë e devijimit të mjetit, ‘Opeli’ ka përplasur një këmbësore, shtetasen M.Xh., 39 vjeçe.
NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 15.12.2017 në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Broshkë mjeti tip “Citroen” veturë me targa AA 805 CC drejtuar nga shtetasi R.R., 69 vjeç banues në Kavajë është përplasur me mjetin tip “Opel” me targa AA 815 HO drejtuar nga shtetasi Z.K., 48 vjeç banues në fshatin Shezë Peqin. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale të mjeteve.
Mjeti “Opel” ka aksidentuar këmbësoren shtetasen M.Xh., 39 vjeçe banuese në fshatin Broshkë, e cila është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje, po kryen veprimet hetimore dhe proçeduriale dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
(ed.me/BalkanWeb)