Pas një përplasje të një luftanije amerikane me një anije çisternë nafte në ingapor, dhjetë marinarë amerikanë rezultojnë të zhdukur.

BBC raporton se, luftanija USS John S McCain u përplas me anijen tregtare Alnic MC. Po ashtu në një deklaratë nga ana e vetë Marinës, raportet fillestare tregojnë se John S McCain është dëmtuar në pjesën e pasme. Ka aktualisht 10 marinarë të humbur dhe pesë të plagosur.”

Një mision kërkim-shpëtimi duke përfshirë anijet e Singaporit, helikopterët, si dhe avionët e Marinës së SHBA por kërkojnë marinarët e zhdukur.

Ky është incidenti i dytë që përfshin një anije nga flota e marinës amerikane në Paqësor për dy muaj. 7 marinarë vdiqën në qershor kur USS Fitzgerald dhe një anije me kontenierë u përplasën me njëri-tjetrin në ujërat jashtë Japonisë.

Singapori dhe autoritetet e Shteteve të Bashkuara thanë se dëmtimet ndodhën nga ana e djathtë e anijes, dhe se ekipi është vënë në gadishmëri të plotë për rregullimin e situatës.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb