Nuk i kishte kushtuar kurrë rëndësi sms-ve me ton kërcënues dhe ultimatumeve që i jepte shpesh shqiptari, deri në momentin që ai është shfaqur i armatosur me një thikë në dorë jashtë bibliotekës ku ajo punonte. Gruaja tregon se pati frikë, dhe pas një debati të fortë ka dashur të largohet me makinën e saj, siç shkruan Bergamonews.it.

Kështu ndodhi tragjedia e djeshme në rrugën Roma në Villongo, provincë e Bergamos në Itali, ku viktima Agron Beshmata, 44 vjeç, rezident në Chiari, i martuar me një bashkëkombasen e tij dhe baba i dy fëmijëve, humbi jetën pasi u shtyp me makinë nga ish e dashura italiane, Donatella Chiari edhe ajo 44-vjeç, e martuar dhe nënë e një djali.

Italiania ka treguar përpara prokurorit të çështjes Gianluigi Dettori se si ishte njohur disa vite më parë me shqiptarin. Ajo tha se ai kishte punuar në ndërmarrjen e të atit dhe kishte arritur t’i gjente numrin e telefonit. Që nga ai moment kishte shfaqur pëlqimin për të, që sipas gruas, shkonte deri në ekstremitet.

Ajo tregoi se shqiptari ishte dashuruar me të, ndërsa e ka denoncuar edhe në një rast tjetër, kur bashkë me të birin kishte shkuar në kinema me një mik.

Sipas italianes, ai e ka pritur afër shtëpisë dhe e ka kërcënuar me mesazhe “Në qoftë se nuk bën çfarë të them unë do ta djeg djalin”. Kaq ka mjaftuar që ajo ta denoncojë.

I shoqëruar në polici, shqiptari ka deklaruar se fëmija ishte i tiji, ndërsa gjykonte sjelljen jo të pahijshme të nënës së tij.

Paraditen e së hënës, sipas versionit të saj, ai e ka kërcënuar sërish me thikë dhe për t’i shpëtuar të bërtiturave ajo ka vrapur në makinë duke e marrë përpara.

“Pata shumë frikë, ai bërtise dhe më vuri thikën në fyt”,- mësohet të ketë thënë gruaja.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb