Pas marrëveshjes Rama-Basha të 18 majit, marrëdhëniet e PS dhe LSI janë acaruar. Me nisjen e fushatës elektorale janë shtuar edhe akuzat e ndërsjella mes këtyre dy forcave politike, që për 4 vite kanë qeverisur në koalicion.

Në një deklaratë për mediat, nënkryetari i LSI Luan Rama thotë se pavarësisht përplasjeve me PS, ai do të jetë i pranishëm në ditëlindjen e Partisë Socialiste.

Luan Rama ka theksuar se vetë personalisht nuk ka marrë asnjë ftesë dhe nuk ka informacion se çfarë ka ndodhur me pjesën tjetër të drejtuesve të LSI. Por, ka zbuluar një festë surprizë për nder të ditëlindjes së radhës të PS.

“Unë si themelues i PS dhe si kontribuues për ta krijuar, ngritur dhe modernizuar këtë parti, flas për PS jo për Rilindjen do ta festoj ditën e themelimit me një grup deputetësh me anëtarë dhe themelues të saj në respekt të kontributit që ata kanë dhënë për PS”­, tha Luan Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: