VLORË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë rreth orës 23:20 të së enjtes, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, ku si pasojë e një përplasje me armë në lokalin “Fiks Fare” pranë ‘Lungomares’, ka mbetur i vrarë 1 person e janë plagosur 3 të tjerë. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur si pasojë e një sherri për motive banale. Personi i vdekur është Ergys Gjioveshaj nga Vlora i moshës 33 vjeç. Nga të plagosurit raportohet se dy janë meshkuj dhe një femër dhe se një nga të plagosurit ka qenë muzikant në lokal. Janë plagosur Florjan Hila, 28 vjeç, Arta Luka 26 vjeçe dhe Arsonel Llanaj 32 vjeç.

NJOFTIMI I POLICISË:
Informacion paraprak
Rreth orës 23:20, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, në ambientet e një lokali pas një konflikti të çastit, një person ende i paidentifikuar nga ana jonë ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të palës tjetër.
Për pasojë ka mbetur i vdekur shtetasi Ergys Gjioveshaj, 33 vjeç banues ne Vlorë.
Si dhe janë plagosur 3 shtetas të tjerë të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal Vlorë për ndihmë mjekësore:
1. Florjan Hila, 28 vjeç.
2. Arta Luka, 26 vjeçe.
3. Arsonel Llanaj, 32 vjeç.
Të tre të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet në lidhje me sqarimin e rrethanave.
Deri në këto momente janë shoqëruar 3 persona me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes.
Jane ngritur pika kontrolli, si dhe forca të shumta policore po krehin zonën përreth vendngjarjes për kapjen e autorit.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: