Nga: Mariglen Mërtiri

Përplasja mes bashkisë së Elbasanit dhe operatorit urban të licensuar ka mbajtur peng për orë të tëra qytetarët që donin të udhëtonin drejt kryeqytetit.

Bashkia Elbasan për të njëjtin destinacionin Elbasan-Tiranë dhe e kundërta ka miratuar dy stacione të ndryshme. Por kjo vendimmarrje e pakomunikuar më parë ndaj shoqërisë së transportit ka sjellë edhe përplasjen me policinë bashkiake duke kundërshtuar zbatimin e këtij urdhri.

Pasagjerët që prisnin të niseshin në stacionin që njohin për në Tiranë kanë debatuar me drejtues të policisë bashkiake dhe të rendit për të zgjidhur këtë problematikë.

Përplasja mes dy operatorëve atij të Tiranës dhe të Elbasanit për të njëtën linjë vijon prej disa vitesh ku procesi ka ndjekur edhe rrugën gjyqësore por ende nuk ka marrë zgjidhje përfundimtare.
Në Elbasan nisja dhe mbërritja nga Tirana e autobusëve urbanë ka dy stacione të ndryshme. Një prej shoqërive të transportit e cilëson anomali dhe nuk ka pranuar ta zbatojë këtë urdhër ndërsa qytetarët kanë pritur disa orë për tu nisur pas bllokimit të urbanëve nga policia bashkiake. Operatori i Tiranës akuzon për klientelizëm kryetarin e Bashkisë së elbasanit në favor të konkurentit të tij.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb