Një përplasje e tmerrshme ndodhi dje në garën e “Indianapolis 500” që në pamje të parë dukej sikur do të përfundonte me tragjedi.

Një gabim i pilotit Jay Howard i cili nuk kontrolloi dot shpejtësinë e makinës duke u përplasur me murin rrethues gati sa nuk i mori jetën Scott Dixon. Dixon nuk mundi të shmangë përplasjen në pistë me Howard dhe si pasojë e pa veten të fluturonte në ajër.
nintchdbpict000327539219
Paniku mbërtheu shikuesit teksa panë pilotin të rrokullisej disa herë e më pas të përplasej mbi murin rrethues të pistës ku makina humbi një pjesë të mirë të saj dhe shpërtheu në flakë. Inercia që mori makina bëri që të rrokullisej edhe disa herë më pas, raporton “The Sun”.


E pabesueshme ajo që ndodh në xhiron 50 të garës që bën të ndërpritet për 17 minuta pasi ishte e pashmangshme të mos ngrihej flamuri i kuq.

Si për çudi Dixon doli nga makina pa ndihmën e askujt dhe më pas mori së bashku me pilotin tjetër, Howard ndihmën e parë.

Në një intervistë pas përfundimit të garës, Dixon, u shpreh se gjëra të tilla ndodhin, por është me shumë fat që siguria ka arritur në nivele të tilla sa një përplasje e kësaj natyre të mos përfundoi me aksident tragjik.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb