TIRANE- Partia Socialiste i kthen reston kryedemokratit Lulzim Basha, pas akuzave të artikuluara në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, PS replikon fortë me Bashën duke e akuzuar se mbylli çadrën vetëm për ca poste ministrash.

“Pasi mbylli çadrën për ca poste qeveritare, Z. Basha po përpiqet tani të na mbushë mendjen se ka hallin e qytetarëve dhe problemeve të tyre. Ata që kundërshtuan dhe humbën me Vetting-un, do të humbin gjithashtu në betejën për të fituar zemrat e shqiptarëve. Ata që luftuan për Vetting-un dhe fituan, do të fitojne edhe betejën gjatë katër viteve të ardhshme për më shumë vende të reja dhe dinjitoze pune”,- thuhet në reagimin e PS.

Pas kohës së “paqes” që duket sikur u vendos me arritjen e marrëveshjes politike, ishte kryedemokrati ai që hodhi grepin i pari me një postimi në rrjetin social “Facebook”, duke thënë se Rama nuk i ka mbajtur premtimet e bëra ndaj qytetarëve në fushatën e qershorit 2013. Sipas Bashës, kreu i PS premtoi 300 mijë vende pune, por nuk hapi asnjë. Ai shtoi se, Rama në vend që të kërkojë falje, premton 220 mijë vende pune, pa realizuar ato të premtuara 4 vite më parë.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb