ITALI- Ka qenë një informacion i ardhur sipas modës së vjetër që i ka çuar hetuesit e seksionit anti-drogë të skuadrës së lëvizshme në gjurmët e një trafikanti të vogël marijuane dhe kokaine.

Për t’i shpëtuar kontrollit, përdoret identitetin e vëllait binjak. Kështu ka përfunduar në burg, 31-vjeçari shqiptar Besmir Myrtaj, rezident në Castiglione.

Në banesën e tij, policia gjeti gati një kg kokainë të pastër dhe 10 kg marijuanë. Në banesë kishte të gjitha pajisjet për paketimin e drogës, dhe në këtë mënyrë drejtonte një xhiro të madhe, duke e përzierë kokainën me sheqer pluhur e manitol spërkatës (herbicid), në mënyrë që të shtonte volumin e substancës për ta shitur.

Si një ‘kuzhinier’ i vërtetë, shqiptari për të përzier kokainën përdorte një frulator për torta. Vlera e drogës së kapur nga policia, është vlerësuar rreth gjysmë milion euro. Hetuesit janë ende duke punuar për ndërtuar rrjetin e shpërndarësve shqiptarë dhe për të mësuar origjinën e drogës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb