JAPONI-Duket një video horror, por gjithçka është e shpjeguar shkencërisht. Në një klip, i cili është bërë viral, shfaqet një peshk ton i ndarë në dysh, që akoma lëviz.

Ka ngordhur por lëviz. Videoja me pamje shqetësuese, tregon një peshk ton të ndarë në dysh në një kuti, në një treg peshku në Japoni, por që ende është ‘i gjallë’.

Sipas disa përdoruesve në rrjetet sociale, kjo ka ndodhur sepse peshku nuk është prerë në mënyrë korrekte, duke i lënë të padëmtuara disa nerva.

Pavarësisht se nuk ka kokë qelizat e muskulit akoma janë në gjendje të marrin një komandë elektrike, njësoj si kafsha kur notonte në det.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: