Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

“Petit Palais” dhe “Arti shqiptar në shekuj” i ekspozuar në Pallatin e vogël që në 1974

pallati-1-768x576

Petit Palais (Pallati i Vogel), gjendet në Paris dhe është ndërtuar në vitin 1900. Por ky pallat ka dhe një histori që lidhet me Shqipërinë.

Frederik Stamati, Studiues në Qendrën e Studimeve Albanologjike, tregon se në këtë pallat, në vitin 1974 u hap ekspozita “Arti shqiptar në shekuj”.

Në këtë ekspozitë kishte ikona, piktura të periudhës së socializmit, skulptura nga arkeologjia, objekte kishtare, armë, veshje popullore, etj.

Laboratori ynë, tregon Stamati, në atë kohë në vartësi të Institutit të histori-gjuhësisë, u mor me trajtimin e skulpturave, armëve të zjarrit dhe ato të ftohta, gdhendjet në dru, argjendaritë kishtare, etj.

pall-1-350x192
Në ekspozitë ishte dhe Epitafi i Glavinicës, kryeobjekti i muzeumeve të Shqipërisë, ku u vlerësua si më mbresëlënësi.

“Për restaurimin e tij u kërkua një shumë marramendëse nga laboratorët e restaurimit jashtë Shqipërisë. Këtë ma tregoi ministri i arsimit dhe kulturës së asaj kohe, Thoma Deliana”, tregon Stamati.

Unë isha duke punuar mbi këtë vepër për restaurimin e saj dhe kur erdhën si komision shtetëror për të parë objektet, i u drejtua Manush Myftiut, duke i thënë se nuk ishte e domosdoshme të dërgohej jashtë për restaurim, kur kjo punë po bëhej shumë mirë këtu.

“Për mua kjo ishte ndërhyrja e parë në epitafin e Glavinicës, që zgjati më shumë se katër muaj dhe ky pallat më kujton një nga punët e mia më me vlerë dhe një ekspozitë që tërhoqi vëmendjen e kohës”, përfundon tregimin e tij Frederik Stamati.

(BalkanWeb)



KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.