TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili një nga njerëzit më të besuar të Ilir Metës i është shtuar listës së politikanëve që kanë një llogari në Facebook.

Edhe pse ka vetëm 24 orë që i është bashkuar platformës më të madhe sociale në glob, ai ka mbledhur mbi 1,000 ndjekës.

Me postimin e parë që ka bërë, një foto me deputeten e Qarkut të Lezhës, Monika Kryemadhin e me anëtaren e kryesisë dhe anëtaren e këshillit bashkiak, Elona Guri, Vasili i ka qëndruar linjës së forcës së tij partiake, LSI-së, e cila vë theksin gjithnjë tek forca e gruas dhe potencialet që ato kanë për të bërë ndryshime.

Foton e ka shoqëruar me një mesazh, ku shprehet i gatshëm për çdo betejë. “Me Monën dhe Elonën, të gatshëm për çdo betejë”, si për të treguar që LSI pikën kyçe të saj ka mbështetjen e grave.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb