FIER- Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, tha se me LSI-në forcë e parë, qyteti i Fierit do të ndryshojë thelbësisht. Sipas tij,  nuk i është kushtuar vëmendja e duhur turizmit dhe se deti është lënë në harresë.

Vasili premtoi se  LSI me planin e saj do t’i shërbejë bujqësisë dhe do të ndihmojë shumë biznesmenë të talentuar.

“Ky është sheshi i fitores së padiskutueshme. Jemi me bindjen e fitores. Ne duam t’i japim një drejtim të ri qarkut të Fierit dhe Shqipërisë. Fieri mund të bëhet kryeqyteti ekonomik i Shqipërisë me planin tonë për Shqipërinë. Jemi forca më e madhe e më serioze e këtij vendi. Ky plan i jep përgjigje shumë biznesmenëve të talentuar të Fierit. Do të ulim taksat për ta. Gjithashtu bujqësia do të transformohet me LSI-në. Mijëra njerëzve të Fierit nuk do t’u grabitet me taksa djersa e tyre. Turzimi i Fierit është lënë në harresë. Do ta kthejmë Fierin në qytet bregdetar. E kanë harruar detin në këtë qytet,” tha Vasili.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb