Kryetari i LSI-së, Petrit Vasili i ftuar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu i është përgjigjur pyetjes së këtij të fundit “nëse LSI del forcë e parë a do të lëre Meta Presidencën për t’u bërë kryeministri i vendit”. Kreu i LSI-së Petrit Vasili është përgjigjur shkurt duke thënë se nëse ndodh kjo,  do të jetë ai kryeministër dhe jo Meta.  Vasili tha më tej se zgjedhjet do të udhëhiqen prej tij dhe jo nga Meta, pasi ai është kryetari i LSI-së.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb