TIRANE– Ish-kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar lidhur me situatën në vend gjatë ditëve të fundit. Përmes një postimi në rrjetin social, kreu i grupit parlamentar të LSI i kujton kryeministrit Rama se përballë situates alarmante me zjarrët në vend, e ka detyrë kushtetuese të mbledhë qeverinë.

Sakaq, ai ironizon me kryeministrin teksa i thotë se “Kushtetuta nuk e njeh Facebook-un”.

“Qeveria e këtij vendi, kushdo qoftë ajo, ka përgjegjësi dhe detyra të patejkalueshme dhe ajo duhet të mblidhet dhe t’i ushtrojë ato, pasi parlamenti atë ka votuar dhe përgjegjësi pa zot nuk ka”, shkruan Vasili.

POSTIMI I PLOTE
Shqipëria pa qeverisje dhe pa qeveri.

Megjithë katastrofën e zjarreve në gjithë Shqipërinë, mbytjet që vazhdojnë në plazhet tona- ku edhe dje në Vlorë pati një tjetër rast fatkeq e ku kurrkush nuk e ndihmoi, mungesën e energjisë elektrike dhe ujit të pijshëm si ankth i përditshem i mijëra pushuesve, në asnjë rast nuk pamë as qeveri e as qeverisje që të mblidhej, të vendoste, të zgjidhte dhe t’u printe punëve në këto ditë halli.

Dikush duhet t’i shpjegoje këtij kryeministri që e ka detyrë kushtetuese të mbledhë qeverinë e këtij vendi, sepse kushtetuta nuk e njeh facebook-un e tij veror si qeveri.

Qeveria e këtij vendi, kushdo qoftë ajo, ka përgjegjësi dhe detyra të patejkalueshme dhe ajo duhet të mblidhet dhe t’i ushtrojë ato, pasi parlamenti atë ka votuar dhe përgjegjësi pa zot nuk ka.

Sigurisht, ky kryeministër shkollëpak që kemi nuk ia thotë hiç nga kushtetuta, pasi kushtetutë ka dënglat ne erë dhe hallin që nuk ta zgjidh, por ta lë na derë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: