Ndarja nga jeta para kohe të deputetit të LSI-së, Gjovalin Kadeli, ka prekur dhe kryetarin e kësaj lëvizje njëkohësisht mikun e tij Petrit Vasili.

Në një status në Facebook, Vasili tregon se ishte një nga personat që e përcolli para se të hipte në avion për në Itali.

“Lajmi per mikun e shtrenjte Gjovalin na thau zemren. E percolla dhe buzeqeshja e tij perpara se te hipte ne avion nuk mendoja kurre se do te ishte e fundit. Do te kemi ne mendje gjithe jeten miku yne i dashur,” është mesazhi i ndjerë i Vasilit.

Gjithashtu nënkryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ishte ndër të parat që reagoi për lajmin e hidhur

“Ti ike nga ne, por ne nuk do të të harrojmë kurrë, sepse nuk mund te largohesh kështu. Ne nuk do të të harrojmë kurrë!,” shkroi Kryemadhi në Facebook.

Prej disa kohësh ligjvënësi 53-vjeçar i Lezhës vuante nga një sëmundje e rëndë, (pankreasi akut) duke u tërhequr dhe nga politika.

Kadeli, ashtu dhe siç dihet, ka qenë si fillim deputet i PS, (2009-2013)ndërsa në 2013-ën e futi PD në listat e saj. Më pas, Gjovalin Kadeli kaloi me Lëvizjen Socialiste për Integrim, ndërsa si deputet ka shërbyer në dy legjislatura.

 

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb