TIRANE- Kreu i grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili me anë të një statusi në Facebook shprehet se kryeministri ka marrë një vlerësim zero edhe nga Franca, ndërsa thotë se Rama ka tashmë një mal me zero.

Nisur nga kjo, Vasili nuk ia ka kursyer ironinë, duke e pyetur nëse do vepronte edhe me kryeministrinë, ashtu me me ALUIZNI-n në Berat që e shkriu.

STATUSI I PLOTË
Një tjetër vlerësim zero për kryeministrin, nga Franca. Një tjetër zero pas asaj nga Trieste dhe nga SHBA.
Shqiptarët të parët për numrin e azilkërkuesve në Francë, më tepër nga Siria, Sudani, Afganistani, që janë në luftë.
Populli shqiptar do të ikë e jo të bëjë aleancë me kryeministrin.
Një mal me zero për kryeministrin. Ç’do të bëjë ai tani? A do e shkrijë kryeministrinë si ALUIZNI-n në Berat?

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: