NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit

1 kokërr vezë
100 gr kos
2 lgj qumësht
pak kripë
1 majë lk sodë
100 ml ujë
300-400 gr miell
vaj për skuqje

Përgatitja

Rrahim në një tas një kokërr vezë me pak kripë, më pas shtojmë 100 gr kos, 100 ml ujë dhe një majë fare të vogël luge kafeje sodë. I përziejmë mirë dhe më pas shtojmë miellin gradualisht si dhe qumështin dhe e punojmë brumin derisa të realizohet një masë mesatare as shumë e hollë as shumë e plotë, një brumë që të shkëputet lehtë nga luga. Vendosim vajin të nxehet dhe më pas skuqim petullat të cilat i vendosim në një pjatancë me letër kuzhinë.

(da.xha/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: