TIRANE-Emisioni “Kjo javë” i gazetares Nisida Tufa në “News 24” ka sjellë në rubrikën e përjavshme humoristike pamje nga disa prej momenteve më pikante të jetës politike gjatë kësaj jave.
Basha
Mes momenteve gazmore të videos, që i sjell personazhet kryesore të politikës në një këndvështrim tjetër, është edhe interesi që tregon për gazetarët, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, të cilëve u thotë:

“Çfarë po bëni këtu? Pse s’shkoni për drekë?!”, pas pritjeve të gjata që ata bëjnë pas takimit të tij me aleatin republikan, Fatmir Mediun.

Mes momenteve pikante shihen dhe deputetë të tjerë të PD-së, si Malinda Bregu, e cila hyn në selinë blu duke rregulluar flokët, apo stili i ‘shfrenuar’ i këmishës së Edi Palokës.
Paloka
Një tjetër moment i gazmor është dhe ai ku shfaqet kryeministri Edi Rama bashkë me kryebashkiakun Erion Veliajn, për vizitë në një familje tek banesat sociale në Shkozë. Me batutë Veliaj shprehet se ‘Ne të rakisë jemi ulur këtej, pasi nuk refuzoi të pinte raki me të zotin e shtëpisë. Për më tepër “BalkanWeb” ju fton të shihni videon:

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: