Në muzeun “Victoria & Albert Museum” të Londrës do të hapet në 13 maj ekspozita e parë kushtuar Pink Floyd.

“Their Mortal Remains” do të përbëhet nga një përshkrim që do ta çojë spektatorin në një sërë sallash ku janë të ekspozuara shumë projekte, skenografi, dhe natyrisht muzika e një prej grupeve më të rëndësishëm dhe me influencë në botë.

Me rastin e 50-vjetorit të publikimit të këngës së parë ‘Arnold Layne’, ‘The Pink Floyd Exhibition: Their Mortal Remains’ do të jetë një ekspozitë e jashtëzakonshme.

“Il Victoria & Albert është vendi i duhur për të ilustruar kontributin e madh artistik, jo vetëm muzikor por edhe vizual, që një grup muzikor si Pink Floyd i dha kulturës së kohës sonë”, deklaroi drejtori i muzeut Martin Rotj.

“Një grup që krijoi jo vetëm muzikë të jashtëzakonshme, por edhe shfaqje muzikore spektakolare, kopertina albumesh që u bënë ikona”, shtoi ai.

Pink Floyd ishin një grup i muzikës rock nga Anglia, të cilët fillimisht u bënë të njohur për shkak të muzikës së tyre psychedelic ose space rock, dhe më vonë, progressive rock. Ata ishin të njohur për tekstet filozofike, eksperimentimet zënore, kopertinat inovative të albumeve dhe shfaqjet madhështore. Grupi ka shitur më shumë se 200 milionë albume në të gjithë botën, duke përfshirë këtu 74.5 milion vetëm në Shtetet e Bashkuara.

Pink Floyd u formua në vitin 1964 nga anëtarët : Syd Barrett (1964–1968) kitare dhe vokal, Nick Mason (prej 1964 deri me sot) baterist, Roger Waters (1964–1985) bass kitare dhe vokal, Richard Wright (1964–1979 edhe 1992–2008) klavijature dhe vokal, (Syd Barrett del nga grupi në vitin 1968 të cilin e zëvendëson) David Gilmour (prej 1968 deri më sot) kitare dhe vokal.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: