Gjënden pranë fshatit Moglicë të rrethit të Korçës, në luginën e Devollit 600 m mbi nivelin e detit. Lartësia e tyre është 2 – 3 m dhe gjerësia rreth 2 m. Janë mbetje të erozionit në shpatin e luginës së përroit të Zhomborit, degë e Devollit.

Argjilorët përreth tyre janë gërryer lehtë nga ujërat, ndërsa vetë ato janë mbrojtur nga “kapelja” e përbërë nga një shkëmb i rrëzuar nga lart.

Ato spikatin dukshëm në shpat. Rrezikohen vetëm nga erozioni dhe rrëshqitjet e tokës në shpat si dhe nga dëmtues njerzor. Kanë vlerat shkencore, turistike, kulturore. Ka mjaft kurioze që udhëtojnë drejt tyre për të shuar kuriozitetin apo dhe për të udhëtuar në këtë peizazh natyrorë tepër të veçantë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb