Andrea Pirlo mbetet një nga mesfushorët më të mirë që ka njohur futbolli dhe kjo falë aftësive të tij mbresëlënëse me topin. Italiani, pavarësisht se ende vazhdon karrierën e tij futbollistike me Orladon në “MLS”, e ka të plotësuar palmaresin e trofeve dhe të paktën në nivelin e skuadrave ai është i papërsëritshëm.
3B4CFBD100000578-0-image-a-9_1481969505115
I intervistuar nga “L’Equipe”, Pirlo e ka caktuar pasardhësin e tij të denjë: “Mendoj se Verratti është numri një në botë, e ardhmja e futbollit italian për 20 vitet e ardhshme. Ne luajmë të dy në të njëjtin rol, vetëm se ai e bën shumë më mirë se unë pasimin e shkurtër dhe driblimin. Pas ndeshjes së fituar nga PSG-ja kundër Barcelonës, shpjegon Pirlo, i kam dërguar atij një mesazh, duke i shprehur komplimentat dhe duke i thënë se tashmë është më i miri, duke pasur parasysh se unë jam gati për ta përfunduar karrierën time.”

Ish-futbollisti kampion me Milanin dhe Juventusin në Itali ka zbuluar edhe një histori në lidhje me të kaluarën: “Me Milanin kemi luajtur një ndeshje miqësore në “Camp Nou”, kundër Barcelonës, dhe Guardiola donte për të biseduar me mua në studion e tij. Ai më pyeti nëse do të doja të luajë me Blaugranat, në atë kohë. I thashë se kuqezinjtë kurrë nuk do t’i shisja”.

STEVEN GERRARD CONSOLED BY PIRLO AFTER LOSING 2-0. LIVERPOOL v AC MILAN CHAMPIONS LEAGUE FINAL - ATHENS  COPYRIGHT PHOTOGRAPH: MARK PAIN 23/5/2007
STEVEN GERRARD CONSOLED BY PIRLO AFTER LOSING 2-0.
LIVERPOOL v AC MILAN
CHAMPIONS LEAGUE FINAL – ATHENS
COPYRIGHT PHOTOGRAPH: MARK PAIN
23/5/2007

Pirlo nuk ka dyshim kur pyetet mbi momentin më të keq të karrierës së tij: “Finalja e Stambollit kundër Liverpool, kur ishim duke fituar 3-0 në pjesën e parë, por e mbyllëm ndeshjen të mundur. Nuk ia uroj askujt që të humbasë në këtë mënyrë. Kam qarë në fushë, duke u kthyer në dhomat e zhveshjes, ku atmosfera ishte surreale”.
luca-toni-italy-world-cup_3385534
Po gëzimi më i madh i karrierës? Në vitin 2006: “Minutat kaluan mes golave të Grossos dhe Del Pieros, në gjysmëfinale të Kupës së Botës kundër Gjermanisë. Ne ishim më të mirë, duke fituar në shtëpinë e gjermanëve. Ishte një lumturi e veçantë, sepse shkuam në finale e Berlinit. Një natë më parë e kaluam duke luajtur “PlayStation” në dhomën time me Alessandro Nesta.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb