Andrea Pirlo është një nga lojtarët më të mëdhenj që historia e futbollit italian ka patur. Për të kuptuar këtë, thjesht mund të përmendësh që ka luajtur me tre nga skuadrat më të mira të këtij vendi, Inter, Milan dhe Juventus.

Kudo që shkoi ai nuk hodhi asnjëherë baltë mbi fanellat që ka veshur dhe për këtë gëzon respektin e të gjithë tifozëve në futbollin italian.

Në një intervistë për “Marca Plus”, mesfushori i Nju Jork Sitit tregon arritjet e mëdha me fanellën e Milanit, debutimin me Interin dhe dëshirën e madhe që kishte për të luajtur një ditë me Roberto Baxhon.

Cili ka qenë idhulli juaj në futboll?
Roberto Baxho. E adhuroja atë futbollist për mënyrën se si luante. Që kur isha fëmijë, i vura qëllim vetes për të luajtur një ditë me të dhe kam qenë shumë i emocionuar që e arrita. Që kur e njoha, u përpoqa të mësoja sa më shumë nga ai. Mezi prisja momentin për t’u stërvitur me të.

Na tregoni, çfarë ndodhi tek Interi?
Ishte ekipi i parë i madh në karrierën tuaj. Unë shkova tek Interi në një moment shumë të vështirë. Klubi nuk ishte shumë i qartë në ato momente dhe kishte ndryshime të shpeshta futbollistësh dhe trajnerësh. Megjithatë, Interi ka qenë ekipi im i preferuar dhe ishte një ëndërr të luaja me fanellën zikaltër. Kjo ka qenë ëndrra ime më e madhe.

Pse zgjodhët të shkonit te skuadra armike e Interit?
Këto gjëra ndodhin në futboll. Më ka ndodhur mua, por edhe të tjerëve. Nuk ka ndonjë gjë kaq të madhe. Interi nuk pati besim tek unë dhe vendosa të shkoja te Milani. E dija që po shkoja në një skuadër të mbushur plot me kampionë, por isha duke gjetur hapësira pak nga pak. U përshtata mirë dhe po prisja vetëm shansin e parë për të treguar vlerat e mia.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: